Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Balluku/ Manja: “Shkelje e barazisë në tendera” nuk është vepër korruptive

Lapsi.al 9 March 2026
Balluku/ Manja: “Shkelje e barazisë në tendera” nuk

Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka prezantuar raportin e Partisë Socialiste për kërkesën e SPAK mbi arrestimin e Belinda Ballukut.

Duke folur në mbledhjen e grupit të PS ai u shpreh se hetimet ndaj Ballukut nisën pas dy kallëzimeve, një në 2024 nga Lulzim Basha, dhe një në 2025 nga Gazment Bardhi.

Manja shtoi se kallëzimet e vitit 2024, të cilat lidhen me veprën penale “shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, përkojnë me një periudhë parazgjedhore. Ai shtoi se kjo vepër penale nuk klasifikohet si korrupsion, por si një vepër me natyrë administrativo-penale.

“Në lidhje me faktin nëse kërkesa është bërë nën ndikime politike. Ndonëse mbrojtësit e Ballukut nuk bënë pretendime, ama këshilli konstaton një fakt publik, kallëzimi i bërë në gusht 2024 është bërë nga Lulzim Basha ish kryetar i PD. Kallëzimi i dytë në shtator 2024 nga Gazment Bardhi, i cili ka qenë në kushtet e konfliktit të pastër të interesit.

Më vonë pastaj në 2025 këto dy procedime penale janë bashkuar në një procedim penal dhe që sot mban një numër unik procedimi mbi bazën e të cilit po zhvillohen hetimet.

Koha kur u bënë kallëzimet në vitin 2024, për shkelje të barazisë në tendera apo ankande, nuk përbën vepër penale korrupsioni. Më pas kemi një zhurmë të madhe që e ka vështirësuar këtë proces. Ne nuk jemi ndalur, pasi respektojmë plotësisht qëndrimin e mbrojtjes dhe besojmë te drejtësia. Në këtë pikë ne i qëndrojmë dhe respektojmë qëndrimin publik, por edhe atë të mbrojtjes së koleges sonë, Balluku.

Sa i takon kërkesës së SPAK për ndalim të daljes jashtë shtetit dhe mbajtje në burg, ne i qëndrojmë qëndrimit tonë. Është me interes për publikun dhe për ju, të nderuar deputetë, që të theksohet një fakt me rëndësi: në vlerësimin tonë jemi bazuar në provat dhe arsyetimet e SPAK dhe i kemi qëndruar besnikë nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale.

Në vlerësimin tonë, si anëtarë të Këshillit të Mandateve, kjo qasje reduktuese nuk përputhet me frymën e Kushtetutës. Autorizimi është akt vullneti që mbart përgjegjësi politike dhe juridike. Nëse dhënia e këtij autorizimi do të ishte e detyrueshme sa herë që kërkohej nga SPAK, atëherë dispozita kushtetuese do të ishte e panevojshme. Këtë e ka theksuar edhe Gjykata Kushtetuese në jurisprudencën e saj, si dhe opinionet e Komisionit të Venecias", u shpreh Manja.

Të këshilluara

Arrestohet në Tiranë autori i disa vjedhjeve

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës i dyshuar si autor i 3 vjedhjeve në kryeqytet. I riu me iniciale M. K., është dënuar dhe më parë për të njëj...

10:18

Biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Biznesmeni Elman Abule është paraqitur diten e sotme në GJKKO. Abule ndodhet në gjyq në lidhje me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Në media ...

10:00

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI