Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi/ G7 diskuton përdorimin e rezervave strategjike

Lapsi.al 9 March 2026
Nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi/ G7 diskuton

Çmimet ndërkombëtare të naftës kanë kaluar pragun e 100 dollarëve për fuçi, duke u rritur me mbi 25% brenda pak ditësh, ndërsa tregjet globale reagojnë ndaj përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe frikës për ndërprerje të furnizimit. Sipas raportimeve të agjencisë Reuters, kjo është rritja më e fortë e çmimeve që nga kriza energjetike e vitit 2022.

Nafta e referencës globale Brent crude oil është rritur në mbi 108–116 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate ka kaluar 105 dollarë për fuçi, pasi tensionet në rajonin e Gjirit kanë rritur rrezikun për furnizimin global.

Tregjet janë veçanërisht të ndjeshme për shkak të situatës rreth Gjirit të Hormuz, një korridor detar nga i cili kalon rreth 20% e furnizimit botëror me naftë. Çdo ndërprerje e trafikut të cisternave në këtë zonë mund të reduktojë ndjeshëm ofertën në tregjet globale. Ndërkohë, vendet e G7 po shqyrtojnë një hedhje të koordinuar në treg të rezervave strategjike të naftës, në bashkëpunim me International Energy Agency, për të frenuar rritjen e çmimeve dhe për të stabilizuar tregun. Sipas raportimeve, disa vende anëtare kanë mbështetur një skenar për lirimin e 300 deri në 400 milionë fuçive naftë nga rezervat emergjente nëse situata përkeqësohet.

Megjithatë, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, ka deklaruar se aktualisht “të gjitha opsionet janë në tryezë, por për momentin nuk ka një vendim për një ndërhyrje kolektive”, duke theksuar se tregu global i naftës ende ka furnizime të mjaftueshme.

Analistët paralajmërojnë se nëse konflikti në rajonin e Gjirit vazhdon dhe transporti i naftës mbetet i kufizuar, çmimet mund të qëndrojnë mbi 100 dollarë për fuçi për një periudhë të zgjatur, duke rritur presionin inflacionist mbi ekonominë globale./Monitor.al

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 9 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:03

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI