Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

WP: Rusia i ka dhënë Iranit informacione për pozicionet e forcave amerikane

Lapsi.al 6 March 2026
WP: Rusia i ka dhënë Iranit informacione për pozicionet e forcave

E përditshmja amerikane Washington Postraporton se Rusia dyshohet se i ka dhënë fshehurazi Iranit informacione për vendndodhjen e forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme.

Sipas tre zyrtarëve të cituar nga gazeta, Moska i ka ofruar Teheranit të dhëna për shënjestrimin e instalimeve ushtarake amerikane, përfshirë anije luftarake dhe avionë, që nga fillimi i luftës fundjavën e kaluar. Burimet kanë folur në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Nëse këto pretendime konfirmohen, ato do të tregonin një përfshirje indirekte të Rusisë në konflikt, pavarësisht se zyrtarisht Moska ka bërë thirrje për përfundimin e luftimeve dhe e ka cilësuar situatën një “agresion të armatosur të paprovokuar”.

Ndërkohë, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA dhe CIA kanë refuzuar të komentojnë mbi raportimet për ndihmën e mundshme ruse.

Vështirësitë e Iranit për të zbuluar forcat amerikane

Sipas zyrtarëve amerikanë, aftësia e Iranit për të identifikuar pozicionet e forcave amerikane është dobësuar ndjeshëm në ditët e para të konfliktit.

Megjithëse, Teherani ka ndërmarrë mijëra sulme me dronë dhe raketa ndaj bazave ushtarake amerikane, ambasadave dhe objektivave të tjera, ndërsa operacionet e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kanë goditur më shumë se 2 mijë objektiva në territorin iranian.

Zyrtarët amerikanë thonë se sulmet iraniane po synojnë kryesisht infrastrukturën e komandës dhe kontrollit, radarët e paralajmërimit të hershëm dhe instalime të përkohshme ushtarake.

Një nga sulmet goditi një objekt në Kuvajt, ku mbetën të vrarë gjashtë ushtarë amerikanë.

Ekspertja e forcave të armatosura ruse në Carnegie Endowment for International Peace, Dara Massicot, tha se sulmet e Iranit janë bërë më të sakta.

“Iranianët po godasin me saktësi radarët e paralajmërimit të hershëm dhe radarët me rreze të gjatë. Ata po kërkojnë strukturat e komandës dhe kontrollit”, tha ajo.

Sipas raportimit, Rusia mund t’i ketë dhënë Iranit edhe informacione satelitore dhe të dhëna të inteligjencës, pasi Teherani nuk disponon një rrjet të zhvilluar satelitësh.

Përfitimet e mundshme për Rusinë

Gazeta thekson se Kremlini mund të shohë përfitime strategjike nga një konflikt i zgjatur mes SHBA-së dhe Iranit. Mes tyre përmenden rritja e çmimit të naftës – që do të rriste të ardhurat e Rusisë – si dhe shpërqendrimi i SHBA-së dhe Evropës nga lufta në Ukrainë.

Megjithatë, zyrtarët rusë kanë deklaruar se konflikti në Lindjen e Mesme “nuk është lufta e Rusisë”, duke theksuar se prioriteti strategjik i Moskës mbetet situata në Ukrainë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI