Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kërkonte lirimin nga burgu, Meta heq dorë nga ankimi në Apelin e Posaçëm

Lapsi.al 6 March 2026
Kërkonte lirimin nga burgu, Meta heq dorë nga ankimi në Apelin e

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vendosur të heqë dorë nga ankimi në Apelin e Posaçëm, ku kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Avokati i tij mbrojtjes tha se vendimi për të tërhequr ankimin u mor pas shqyrtimit të mundësive ligjore.

Me këtë vendim, procedura në Apelin e Posaçëm nuk do të vijojë, duke mbetur në fuqi masa e vendosur më parë ndaj presidentit të Partisë së Lirisë.

Meta po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, përfshirë përfitime të dyshuara nga kontrata publike dhe lobime jashtë vendit. Hetimi i SPAK ka dërguar ish-presidentin në qeli, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij dhe bashkëpandehurve vijon.

Në të njëjtin proces gjyqësor, ish‑bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi po hetohet gjithashtu nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ajo është lënë me masë sigurie “detyrim paraqitjeje”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI