Flash

Berisha: Kërkoj dorëheqjen e Ramës, se po bllokon heqjen e imunitetit të Ballukut

Lapsi.al 3 March 2026
Berisha: Kërkoj dorëheqjen e Ramës, se po bllokon heqjen e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi dorëheqjen e kryeminsitrit Rama me arsyetimin se, po bllokon dërgimin në Kryesinë e Kuvendit të raportit për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Në një deklaratë për median, Berisha tu shpreh se, raporti i komisionit parlamentar ndodhet prej më shumë se një jave në dorën e kryeministrit dhe nuk është futur në rendin e ditës së Kuvendit. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin në dorë fatin e tyre për të larguar qeverinë aktuale.

"Në emër të Partisë Demokratike ripërsëris kërkesën e prerë të dorëheqjes së Edi Ramës si uzurpator i postit të kryeministrit të vendit. Edi Rama qëndron në pushtet tërësisht mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve, në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me ligjet e vendit. Edi Rama qëndron në pushtet për të mbrojtur vjedhjet e qindra dhe miliarda eurove të shqiptarëve. Qëndron në pushtet i bindur se në momentin e parë të largimit nga ajo karrige, ai përfundon, në qoftë se për Lubinë u tha 36 vjet burg, u garantoj se për Ramën as 76 nuk mjaftojnë, për serialin e veprave penale.

Vetëm Porti i Durrësit është të paktën 60 vite burg. Le t’i lëmë mënjanë të gjitha.

Djegësi i Tiranës, pra ajo që thashë unë ishte me minimume.

Po Edi Rama meriton tre jetë t’i kalojë në burgje për vjedhjet që ka bërë.

Ndaj dhe ai, gjer në këtë moment që po jap konferencën, nuk ka dërguar në kryesinë e parlamentit raportin e tij për imunitetin e Ballukut.

Them raportin e tij se raporti është i anëtarëve të komisionit, por ai tregoi se aët do ta shoh unë dhe ai ka mbi një javë që e ka në dorë atë.

Pra është Rama vetë ai që bllokon dërgimin e raportit të anëtarëve të komisionit të partisë së krimit në kryesinë e parlamentit për t’u futur këtë të enjte në axhendën e parlamentit.

Siç e shihni të dashur qytetarë, gjithçka tregon se fati i Shqipërisë, fati juaj, fati i fëmijëve tuaj është vetëm në duart tuaja.

Jeni ju dhe vetëm ju që mund të çlironi këtë vend nga kjo organizatë kriminale që nga mëngjesi gjer në darkë vetëm vjedhin, përçmojnë, poshtërojnë shqiptarët.

Është sot më imperative se kurrë që shqiptarët të marrin në duar fatin e tyre, fatin e lirive të tyre, fatin e vendit të tyre.", tha Berisha.

Të këshilluara

Rama paralajmëron zgjedhje brenda partisë

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, ka mbledhur sot Kryesinë, në një takim që zgjati vetëm 30 minuta. Në këtë mbledhje “flash”, Rama ka paralajmëruar nisjen e z...

11:30

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI