Flash

Tentoi të korruptonte policin që mos të merrte gjobë, nis hetimi për 61-vjeçarin

Lapsi.al 3 March 2026
Tentoi të korruptonte policin që mos të merrte gjobë, nis

Një 61-vjeçar banues në Vlorë do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas njoftimit të policisë ai tentoi të korruptonte me 1 500 lekë punonjësit e Rrugores së Durrësit për të mos marrë gjobë. 61-vjeçari u konstatua nga efektivët në rrugën “Martin Camaj”, duke lëvizur kundërvajtje.

Njoftimi i policisë:

Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, një automjeti që u konstatua në rrugën “Martin Camaj”, duke lëvizur kundërvajtje.

Gjatë veprimeve të punonjësve të Policisë, drejtuesi i automjetit iu ka ofruar atyre 1 500 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kryen veprimet administrative dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. C., 61 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI