Flash

SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së dy anëtarëve të një organizate kriminale

Lapsi.al 3 March 2026
SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së dy anëtarëve

SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së dy anëtarëve të një organizate kriminale. Bëhet fjalë për apartamente, llogari bankare, garazhe dhe njësi banimi. Sipas SPAK, pasuritë iu përkasin shtetasve Jusel Mici dhe Mendim Domi.

NJOFTIMI I SPAK

Në vijim të njoftimit tonë të datës 7.3.2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara me vendimin nr.1 datë 7.2.2025 të Gjykatës së Posaçme, në kuadër të procedimit pasuror nr.8 i vitit 2024 ndaj shtetasve J.M dhe M.D.

Të dy shtetasit janë subjekte të hetimit pasuror sipas Ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 dhe po gjykohen nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 166 të vitit 2021 për veprat penale* (shih shënimin për gazetarët).

Mbi bazën e dispozitave të Ligjit nr. 10192 datë 3.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me ta.

Si rezultat i hetimeve të kryera, pasuritë e sekuestruara rezultuan të pajustifikuara nga burime të ligjshme, për të cilat prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale.

Pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi:

Apartamente dhe njësi banimi në Tiranë;

Njësi shërbimi me sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Bulevardit të Ri;

Vila në Gjirin e Lalzit dhe në komplekse turistike rezidenciale;

Sipërfaqe toke (arë) në zonat Mazrek, Kashar dhe Sauk;

Garazhe në Njësinë Administrative nr. 9, Tiranë;

Automjete të markave BMW dhe Audi;

Kuota pjesëmarrjeje në shoqërinë tregtare “SUPER FOODS” sh.p.k.;

Llogari bankare në Union Bank me balanca në euro dhe lekë.

Totali i të gjithë vlerës së pasurive për të cilat është kërkuar konfiskimi për shtetasit J.M. dhe M.D. si dhe personat e lidhur me ta është: 1,976, 870(një milion e nëntëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë) euro dhe 9,330,062(nëntë milionë e treqind e tridhjetë mijë e gjashtëdhjetë e dy) lekë.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (|SPAK) mbetet e angazhuar në zbatimin e ligjit dhe në mbrojtje të interesit publik.

Shënim për gazetarët:

Veprat penale:

“Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a dhe 334 të K.Penal.

Të këshilluara

Rama paralajmëron zgjedhje brenda partisë

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, ka mbledhur sot Kryesinë, në një takim që zgjati vetëm 30 minuta. Në këtë mbledhje “flash”, Rama ka paralajmëruar nisjen e z...

11:30

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI