Flash

Dega e Louis Vuitton në Holandë gjobitet 500 mijë euro për shkak të një shqiptari

Lapsi.al 15 February 2026
Dega e Louis Vuitton në Holandë gjobitet 500 mijë euro për

Prokurorët kanë gjobitur me 500 000 euro degën holandeze të markës luksoze Louis Vuitton për shkelje të Aktit të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit. Emri i markës së njohur u shfaq si e dyshuar gjatë një hetimi të gjerë për pastrimin e parave të udhëhequr nga Zyra e Prokurorit Publik Kombëtar të Holandës.

Në një periudhë të gjatë kjo kompani nuk kishte kontrolluar siç duhet identitetet e klientëve që kryenin vazhdimisht blerje të mëdha me para në dorë.

Sipas mediave holandeze, hetimet nisën nga një rast që përfshin një bankier të dënuar të botës së krimit, 53-vjeçarin Thanas Bako, me nënshtetësi greke, por me origjinë nga Saranda të cilit i ishin gjetur sasi të mëdha të ardhurash kriminale dhe që ishte akuzuar për pastrim parash. Prokurorët thanë se më pas një grua 36-vjeçare nga Lelystad i përdori ato para për të blerë artikuj luksozë në dyqane, përfshirë Louis Vuitton, duke përdorur pseudonime të shumta.

Autoritetet dyshojnë se midis gushtit 2021 dhe shkurtit 2023, gruaja, e identifikuar si Bei W., shpenzoi mbi 2 milionë euro para të paligjshme. Ajo thuhet se i dërgonte çantat luksoze në Kinë në kuti kartoni për t'i rishitur, duke i maskuar të ardhurat si tregti të ligjshme.

"Kjo praktikë, e njohur si tregtia 'Daigou', është një metodë e transferimit të parave kriminale përmes artikujve luksozë. Provat përfshijnë mesazhe në chat, fatura dhe pamje nga kamerat e sigurisë", - deklaruan prokurorët. Hetuesit gjetën gjithashtu kuti në shtëpinë e saj të përgatitura për dërgesë në Kinë.

Skema thuhet se u ndihmua nga një person i brendshëm. Një ish-asistent shitjesh i Louis Vuitton dyshohet se e ka ndihmuar gruan duke e njoftuar atë për mbërritjet e reja të çantave të shtrenjta dhe duke e këshilluar atë për ndarjen e blerjeve për të shmangur kërkesat ligjore të raportimit.

Gruaja përdori një strategji të qartë për të shmangur zbulimin, duke mbajtur çdo pagesë në cash në më pak se 10,000 euro, pragu i raportimit që shitësit me pakicë duhet të njoftojnë Njësinë e Inteligjencës Financiare (FIU) deri në fillim të vitit 2026. Ajo gjithashtu përdori pseudonime të shumta dhe adresa email-i për të fshehur blerjet e saj të përsëritura në 4 lokacionet zyrtare të Louis Vuitton në Holandë.

Nga 1 janari 2026, ligji holandez i ndalon tregtarët të pranojnë pagesa ne para në dorë prej 3,000 eurosh ose më të larta. Prokurorët theksojnë se markat luksoze kanë të njëjtin detyrim si bankat për të verifikuar klientët e tyre sipas rregullave të vendit kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Louis Vuitton e zgjidhi përfshirjen me një gjobë prej 500,000 eurosh, gjyqi kundër gruas 36-vjeçare, ish-anëtarit të stafit dhe një të pandehuri të tretë është ende duke u zhvilluar në Gjykatën e Qarkut të Roterdamit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI