Flash

Trump: Vendet e "Bordit të Paqes" kanë premtuar 5 miliard dollarë për Gazën

Lapsi.al 15 February 2026
Trump: Vendet e "Bordit të Paqes" kanë premtuar 5 miliard

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën se shtetet anëtare të “Board of Peace” kanë premtuar më shumë se 5 miliardë dollarë, rreth 4.2 miliardë euro, për rindërtim dhe përpjekje humanitare në Gaza.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, presidenti amerikan njoftoi se do t’i zbulojë zyrtarisht këto angazhime kur bordi të mblidhet të enjten në Uashington.

Ngjarja pritet të tërheqë delegacione nga më shumë se 20 vende, përfshirë edhe krerë shtetesh.

Rindërtimi i Gazës pritet të kushtojë 70 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore dhe Bashkimit Evropian, pas më shumë se dy vitesh lufte.

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-ja më 10 tetor parashikon një forcë të armatosur ndërkombëtare për të garantuar sigurinë dhe për të çarmatosur Hamasin, por pak vende kanë shprehur interes.

Trump shkroi se shtetet anëtare të bordit janë angazhuar me mijëra efektivë për forcën ndërkombëtare të stabilizimit dhe policisë të autorizuar nga OKB-ja në enklavën palestineze, duke e quajtur bordin “organismi ndërkombëtar më i rëndësishëm në histori”. Ai nuk përmendi se cilat vende planifikojnë të kontribuojnë.

Megjithatë, ushtria e Indonezisë konfirmoi të dielën se pret të ketë deri në 8 mijë trupa gati deri në fund të qershorit për një mision të mundshëm paqeje dhe humanitar, duke shënuar angazhimin e parë konkret për forcën e propozuar.

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

Trump po ashtu po i kërkon Hamasit të ecë përpara me çarmatimin e plotë sipas planit të tij të pasluftës për Gazën.

“Shumë e rëndësishme, Hamasi duhet të respektojë angazhimin e tij për çarmatim të plotë dhe të menjëhershëm,” shkroi ai në postimin në Truth Social.

Çarmatimi është një pjesë kyçe e fazës së dytë të planit të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, për të cilin u ra dakord në tetor mes Izraelit dhe Hamasit. Ky plan synon t’i japë fund konfliktit që nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin në tetor 2023.

Faza e dytë parashikon tërheqjen graduale të forcave izraelite nga Gaza dhe çarmatimin e Hamasit. Një forcë ndërkombëtare stabilizuese do të dislokohet për të garantuar sigurinë.

Megjithëse Hamasi ka sinjalizuar se mund të shqyrtojë dorëzimin e armëve tek një autoritet i ardhshëm qeverisës palestinez, ai ka deklaruar vazhdimisht se çarmatimi është një vijë e kuqe.

Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën çdo ditë për shkelje të armëpushimit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, trupat izraelite kanë vrarë më shumë se 590 palestinezë në territor që nga fillimi i armëpushimit. Gjatë së njëjtës periudhë, Izraeli raportoi se katër ushtarë të tij u vranë nga militantë palestinezë./DW

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI