Flash

Me armë zjarri dhe plumba në banesë, arrestohet 51-vjeçari në Kamëz

Lapsi.al 15 February 2026
Me armë zjarri dhe plumba në banesë, arrestohet 51-vjeçari

Një operacion policor kundër armëmbajtjes pa leje është finalizuar në Kamëz, ku është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga është vënë në flagrancë shtetasi A. P., 51 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar se mbante armën e fshehur në banesën e tij.

Operacioni policor i koduar “Tracking” u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas administrimit të informacioneve se një shtetas posedonte armë zjarri në banesë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në rrugën “Besim Cera”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit dhe municionin luftarak, që dyshohet se posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI