Flash

Hidhen inerte në breg të detit, ç'po ndodh në Sarandë? (FOTO)

Lapsi.al 14 February 2026
Hidhen inerte në breg të detit, ç'po ndodh në

Një situatë shqetësuese është konstatuar këtë të shtunë në qytetin e Sarandës, ku është vërejtur ndërhyrje në vijën bregdetare përmes hedhjes së materialeve inerte në det, me qëllim mbushjeje.

Pamjet dhe informacionet nga vendngjarja tregojnë se procesi po zhvillohej në një zonë të frekuentuar, duke ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë e ndërhyrjes dhe ndikimin në mjedis.

Sipas të pranishmëve, në terren ndodheshin edhe punonjës të policisë bashkiake, të cilët nuk ndërhynë për të ndaluar veprimet, duke qëndruar në dispozicion gjatë zhvillimit të punimeve.

Rasti pritet të kërkojë reagim nga institucionet përgjegjëse për të verifikuar nëse ndërhyrja është e autorizuar dhe në përputhje me rregullat për mbrojtjen e vijës bregdetare apo kemi të bëjmë thjesht me zaptim për qëllime biznesi.

e8419446-02b1-4080-8439-154c02ae6444 6b122af1-ed1e-4313-8808-caa2698f691d

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI