Flash

Ekzekutohet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali

Lapsi.al 14 February 2026
Ekzekutohet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali

Një shqiptar është ekzekutuar orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari është vrarë në zonën e Montecalvolit, në komunën Santa Maria a Monte në Itali.

Viktima është Kevin Muharremi, 25 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Fucecchio, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri teksa ndodhej brenda një automjeti. Atentati ndodhi rreth orës 05:30 në via della Repubblica, në qendër të zonës së banuar, përballë një bari dhe pranë selisë së Misericordia-s së Montecalvolit. I riu po kthehej nga një mbrëmje me dy miq, kur makinës me të cilën udhëtonin iu afrua nga një automjet tjetër, nga ku u qëllua të paktën tre herë me armë zjarri. Një nga plumbat e goditi 25-vjeçarin në qafë, plagë që rezultoi fatale.

Banorët e zonës, të zgjuar nga të shtënat, njoftuan menjëherë autoritetet. Në vendngjarje mbërriti urgjenca mjekësore, por përpjekjet për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme. Dy miqtë që ndodheshin me të mbetën të padëmtuar, por në gjendje shoku, dhe janë marrë në pyetje nga hetuesit.

Karabinierët kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetime të gjera për zbardhjen e ngjarjes. Nuk përjashtohet asnjë pistë hetimi, nga larja e hesapeve deri te përfshirja e mundshme në rrethana kriminale. Autoritetet po analizojnë gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë publike dhe private për të identifikuar autorët dhe itinerarin e arratisjes së tyre.

Komuniteti i Santa Maria a Monte dhe Fucecchio është i tronditur nga ngjarja e rëndë, e ndodhur në një zonë qendrore dhe zakonisht të qetë, ndërsa pritet që hetimet e Autoritetit Gjyqësor të hedhin dritë mbi këtë atentat të dyshuar si i paramenduar.

Të këshilluara

Kushte të paqëndrueshme, moti për sot

Gjatë ditës së sotme, vendi vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe ...

09:10

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI