Flash

Plagosja e 18-vjeçares në Tiranë, dalin emrat e të arrestuarve

Lapsi.al 14 February 2026
Plagosja e 18-vjeçares në Tiranë, dalin emrat e të

Një 18-vjeçare u vetëplagos pak pas mesnate në një hotel në Tiranë.

Nga hetimet, janë arrestuar nëna dhe xhaxhai i 22-vjeçarit, ndërsa në kërkim janë Sajmir Gjuta, Erisjaldo Gjuta (babë e bir) dhe Elvir Gjuta (kushuri me 22-vjeçarin).

E dëmtuara është Natalia Murtati, e dashura e 22-vjeçarit, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e armës. Ngjarja ka ndodhur në Vilën Gjuta.

Njoftimi i policise

Arrestohen 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. M., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

E dëmtuara është transportuar në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale: Të arrestuarit(nëna dhe xhaxhai i 22-vjeçarit).

Në kërkim/Sajmir Gjuta, Erisjaldo Gjuta(babë e bir) dhe Elvir Gjuta(kushuri me 22-vjeçarin).

E dëmtuara: Natalia Murtati(e dashura e 22-vjeçarit)

-u arrestuan në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

-u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI