Flash

Rrëshqitja e dherave dëmton tubacionet, probleme me furnizimin me ujë në Durrës

Lapsi.al 13 February 2026
Rrëshqitja e dherave dëmton tubacionet, probleme me furnizimin me

Rrëshqitja e dherave ka sjellë defekte në tubacionin DN 700 mm, që vjen nga Stacioni i Pompave në Fushë Milot. Si pasojë e kësaj situate, janë shfaqur probleme edhe me furnizimin me ujë të pijshëm.

SHRUKD njofton se qyteti i Durrësit do të ketë mungesë të pjesshme të furnizimit me ujë në lagjet: 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11, ndërsa probleme më të ndjeshme priten në lagjen 15. Në njoftimin e tij, thuhet se ekipet teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për evidentimin dhe riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.

Njoftimi:

SHRUKD njofton se, për shkak të një defekti të rëndë në tubacionin DN 700 mm, që vjen nga Stacioni i Pompave në Fushë Milot, i shkaktuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave, qyteti i Durrës dhe lagjet e tij mund të kenë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.

Do të ketë mungesë të pjesshme të furnizimit me ujë në lagjet:

2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11, ndërsa probleme më të ndjeshme priten në lagjen 15.

Ekipet tona teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për evidentimin dhe riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme dhe ju falënderojmë për durimin dhe bashkëpunimin.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI