Flash

Operacion në Kosovë, sekuestrohen mbi 45 kg flori

Lapsi.al 13 February 2026
Operacion në Kosovë, sekuestrohen mbi 45 kg flori

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka njoftuar në Pejë janë sekuestruar mbi 45 kg flori, dhe se ky inspektorat si dhe institucionet e sigurisë kanë zbuluar shkelje të rënda në tregun e metaleve të çmuara.

Në njoftim shtohet edhe se, aksioni është bërë në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit në Pejë, Policinë e Kosovës dhe Doganën e Kosovës – Njësia Kundër Kontrabandës, përcjell Gazeta Express.

‘’Qëllimi i këtij operacioni ishte verifikimi i ligjshmërisë së tregtimit, prejardhjes së metaleve të çmuara dhe respektimit të standardeve teknike sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës. Gjatë kontrolleve të detajuara në terren, inspektorët e tregut dhe zyrtarë të institucioneve pjesëmarrëse në këtë aksion kanë evidentuar shkelje’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi:

Sekuestrohen mbi 45 kg ar në Pejë – IQMT dhe institucionet e sigurisë zbulojnë shkelje të rënda në tregun e metaleve të çmuara

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit në Pejë, Policinë e Kosovës dhe Doganën e Kosovës – Njësia Kundër Kontrabandës, ka realizuar sot një aksion të gjerë inspektimi te operatorët ekonomikë që tregtojnë metale të çmuara në Rajonin e Pejës.

Qëllimi i këtij operacioni ishte verifikimi i ligjshmërisë së tregtimit, prejardhjes së metaleve të çmuara dhe respektimit të standardeve teknike sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës. Gjatë kontrolleve të detajuara në terren, inspektorët e tregut dhe zyrtarë të institucioneve pjesëmarrëse në këtë aksion kanë evidentuar shkelje të cilat kanë rezultuar me masat e mëposhtme:

– Ndalim i përkohshëm i mallit IQMT ka gjetur dhe ndaluar një sasi prej mbi 20 kg ari, i cili ishte i paverifikuar dhe pa shenjëzuar nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës. Ky mall do të mbetet i bllokuar deri në përfundimin e procedurave të rregullta ligjore.

– Sekuestrim i metaleve të çmuara Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar mbi 25 kg punime të metaleve të çmuara – ari, për të cilat subjektet ekonomike nuk kanë arritur të prezantojnë dokumentacionin e nevojshëm mbi prejardhjen e tyre.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve dhe sigurimin e një tregu të barabartë e të ligjshëm.

Tregtimi i metaleve të çmuara pa shenjëzim nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës si dhe pa dokumentacion të rregullt përbën shkelje të rëndë dhe të ndëshkueshme.

IQMT paralajmëron të gjithë operatorët ekonomikë se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe ndaj çdo parregullsie do të ndërmerren masa rigoroze ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.

Të këshilluara

Analiza në BIRN: I papezullueshmi, Edi Rama

Nga Gjergj Erebara/ Gjashtë vjet më parë, të bezdisur nga aktiviteti politik i Ilir Metës, personin që vetë e kishin zgjedhur President të Republikës, mazhoranc...

21:29

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI