Flash

Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla

BE thuajse e braktisi modelin paqësor dhe i dha prioritet të fortit dhe të korruptuarit në pushtet. Madje, ambasadori i BE në Tiranë e mbylli karrierën e Tiranë me një dekoratë nga i forti i Shqipëtisë

14:37 Nebi Bardhoshi

Largohet Ëngjëll Agaçi, kush është gruaja që e zëvendëson (Emri)

Lapsi.al 13 February 2026
Largohet Ëngjëll Agaçi, kush është gruaja që e

Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi është larguar nga detyra. Lajmi konfirmohet nga burime të Lapsi.al pranë qeverisë, e cila është mbledhur sot në një takim informal ku dhe janë komunikuar vendimet. Është ende e paqartë nëse është shkarkuar apo është dorëhequr nga detyra.

Kujtojmë që Agaci ka pasur telashe me drejtësinë edhe është thirrur në SPAK për disa cështje, mes atyre afera e inceneratorëve dhe AKSHI-t.

Ndërkohë i njëjti burim i tregoi Lapsi.al se pasuesja e tij në këtë post të rëndësishëm është Elsonida Rama, e cila aktualisht mban pozicionin e drejtoreshës së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe është përfshirë në grupin e punës për hartimin e Kodit të ri Penal.

Më herët Rama ka punuar gjithashtu në Kryeministri te drejtoria Juridike. Prezantimi i saj para ministrave është bërë në mbledhjen e sotme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI