Flash

Mungon Rama në Konferencën e Mynihut, Balla e nis vizitën me një gafë

Lapsi.al 13 February 2026
Mungon Rama në Konferencën e Mynihut, Balla e nis vizitën me

Në një moment kur siguria globale po lëkundet nga lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe rivaliteti gjithnjë e më i ashpër mes SHBA dhe Kinës, në Mynih të Gjermanisë është mbledhur sërish Konferenca e Sigurisë, një nga forumet më të rëndësishme strategjike në botë.

Konferenca e Mynihut për Sigurinë është një platformë ku liderë politikë, ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes, drejtues të NATO-s, BE-së dhe OKB-së, përfaqësues të inteligjencës, ekspertë të sigurisë dhe diplomatë diskutojnë drejtimet e reja të politikës globale. Pjesëmarrës janë krerë shtetesh dhe qeverish nga Europa dhe Amerika e Veriut, përfaqësues të administratës amerikane, drejtues të lartë të NATO-s dhe BE-së, si dhe delegacione nga Lindja e Mesme dhe Azia.

Vitet e kaluara Shqipëria është përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, por këtë vit Rama mungon. Në vend të tij ka udhëtuar drejt Mynihut kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili takimin e parë e ka pasur me Richard Grenell të cilin e quan të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA.

"Konferenca e Sigurisë Mynih?????? Drekë pune me Richard Grenell, të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA. Diskutuam mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA" shkruan Taulant Balla në statusin e tij në rrjetet sociale.

Vetëm se kjo është një gafë, sepse Richard Grenell prej një viti ka marrë emërimin e Trump si drejtor ekzekutiv i përkohshëm i Qendrës John F. Kennedy për Artet Performuese, një prej institucioneve kulturore në Shtetet e Bashkuara.

Prapaskenat/ Shkëlqimi dhe rënia e Richard Grenell në rrethin e ngushtë të Trump

Javën e shkuar qendra u mbyll për rikonstruksion dhe Grenell tashmë merret me punimet që do të zhvillohen aty. Qendra konsiderohet si një nga skenat më prestigjioze të artit skenik amerikan.

Ajo ofron një program të gjerë që përfshin koncerte të muzikës klasike, performanca të orkestrës simfonike kombëtare, shfaqje baleti dhe vallëzimi modern, si trupat e njohura si Alvin Ailey, si edhe baletin klasik “Arrëthyesi”.

Në repertorin e saj janë përfshirë gjithashtu opera të shumta, shfaqje teatrore, spektakle magjie dhe një numër i konsiderueshëm aktivitetesh të dedikuara për fëmijë dhe familje. Gjatë dy viteve të fundit, skena e Kennedy Center ka mirëpritur disa nga muzikalët më të famshëm ndërkombëtarë, mes tyre “Frozen”, “Funny Girl”, “Les Misérables”, “The Lion King”, “Mamma Mia!”, “Moulin Rouge”, “Spamalot”, “Sunset Boulevard” dhe “Wicked”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI