Flash

Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla

BE thuajse e braktisi modelin paqësor dhe i dha prioritet të fortit dhe të korruptuarit në pushtet. Madje, ambasadori i BE në Tiranë e mbylli karrierën e Tiranë me një dekoratë nga i forti i Shqipëtisë

14:37 Nebi Bardhoshi

“Ishulli i Trump”/ RAI3: Sazani, perla e natyrës, e blerë nga Ivanka dhe Jared

Lapsi.al 12 February 2026
“Ishulli i Trump”/ RAI3: Sazani, perla e natyrës, e blerë

Emisioni i njohur “EstOvest” (LindjePerëndim) që transmetohet në RAI3 i ka kushtuar një reportazh të shkurtër asaj që po ndodh me Sazanin duke e titulluar “Ishulli i Trump”. Në dokumentar fillimisht tregohet pak histori dhe se çfarë ndodh në aktualisht në këtë ishull.

Vendin e bunkerëve do ta zënë vilat luksoze të projektit të Ivanka Trump dhe Jared Kushner në një projekt 1.4 miliardë dollarë dhe që po shtyhet edhe nga qeveria shqiptare pavarësisht kritikave të ambientalistëve. Projekti duket se u intereson edhe agjencive turistike të Puglias. Giancarlo de Venuto thotë se një investim i tillë mund të jetë i vlefshëm edhe përtej Adriatikut.

Ndryshe mendon fotografja dhe regjisorja italiane Caterina Gerardi që ka realizuar një film dokumentar për Sazanin vite më parë. Filmi i quajtur “Ishulli i Rinës. Rikthim në Sazan" i kushtohej mikes së saj, shkrimtares së njohur italiane Rina Durante, e cila kaloi fëmijërinë e saj "të lumtur dhe të shkujdesur" në ishullin e Sazanit gjatë viteve 1930. Kjo, pasi babai i saj ishte Komandant i artilerisë së Batalionit “Regia Marina”, deri në fillimin e Luftës së Dytë botërore.

Ajo thotë se kjo që po behet me Sazanin është “një gjë e shëmtuar dhe e padrejtë për shqiptarët”. Sipas saj shqiptarët nuk kanë mundur ta shijojnë këtë ishull ndaj duhej të bëhej diçka për qytetarët. “Nuk mund ta vizitonin atëherë dhe nuk mund të shkojnë dhe tani dhe më vjen shumë keq” – shprehet Gerardi. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI