Flash

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtarit të Korçës, Seladin Pysqyli

Lapsi.al 12 February 2026
KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtarit të

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Korçës Seladin Pysqyli. Pysqyli nuk justifikonte pasurinë e tij.

Gjithashtu ai bëri përpjekje për të deformuar të vërtetën lidhur me një apartament në Tiranë. Kjo me qëllim shmangien e deklarimit të vlerës reale të kësaj banese.

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 45/2024, datë 11.11.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Seladin Pysqyli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 788, datë 25.07.2024.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 788, datë 25.07.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Seladin Pysqyli. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 11.02.2026.

Të këshilluara

Bashkimi Europian ashpërson ligjet e azilit

BE-ja ashpërson ligjet e azilit. Shumica e eurodeputetëve votuan pro listës së parë të vendeve të sigurta të origjinës, e cila vlen për të gjithë BE-në. Koso...

17:38

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI