Flash

Rrëfehet vrasësi Henrik Hoxha: Si më porositën të vras Altin Ndocin!

Lapsi.al 12 February 2026
Rrëfehet vrasësi Henrik Hoxha: Si më porositën të vras

Prej 13 janarit Altin Ndoci është një i arratisur dhe i kërkuar nga drejtësia shqiptare. Por teksa procesi vijon në mungesë të tij, të pandehurit e tjerë ia përmendën emrin duke rrëfyer planet që ishin bërë për ta vrarë.

Gjatë dëshmisë së tij rreth krimeve të “Plumbit të Artë”, Henrik Hoxhaj, i cili e ka humbur statusin e të penduarit, rrëfeu se kishte marrë porosi për të vrarë Altin Ndocin. Por plani i parë kishte dështuar për shkak të pandemisë së Covid-it. Porosia, shtoi Hoxhaj, ishte bërë nga Erjon Alibej, i cili është i akuzuar në të njëjtin fashikull të SPAK dhe njëherazi edhe një dëshmitar drejtësie.

“Bije shumë në sy”, e përshkroi situatën e atëhershme Hoxhaj, dhe ky ekspozim konsiderohej si pengesë për planin. Në rastin e dytë, përpjekjet për ta vrarë Altin Ndocin nisën pas arrestimit të tij.

“Ne jemi interesuar për ta vrarë Altin Ndocin me snajper brenda në burg. Nuredini e diskutonte me mua. Ishte në ëndrrat e Nuredinit, por nuk e kemi realizuar”, u shpreh Hoxhaj.

Ai është gjithashtu nën akuzë për një sërë ngjarjesh kriminale të zbërthyera nga i penduari tjetër, Nuredin Dumani. Henrik Hoxhaj pranoi se kishte marrë pjesë në vrasjen e Dorian Shkozës, një krim i kërkuar nga Erjon Alibej, të cilin të pandehurit e lakojnë me nofkën “Krymi”.

Së fundmi, edhe Alibej bëri pyetje për vrasjen e Olti Kilës. Hoxhaj pohoi se nuk kishte informacion përse Erjon Alibej synonte vdekjen e Olti Kilës, por shpjegoi se në një rast planet ishin thurur përmes aplikacioneve.

Në dosjen “Plumbi i Artë”, me tre dëshmitarët e drejtësisë – Nuredin Dumani, Erjon Alibej dhe Skerdi Tase – po ekspozohen vrasje dhe përplasjet mes grupeve të vendosura në Elbasan./TCH

Të këshilluara

Bashkimi Europian ashpërson ligjet e azilit

BE-ja ashpërson ligjet e azilit. Shumica e eurodeputetëve votuan pro listës së parë të vendeve të sigurta të origjinës, e cila vlen për të gjithë BE-në. Koso...

17:38

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI