Flash

Afera e Ballukut/Balla thotë se Këshilli i Mandateve do të mblidhet, por nuk jep afat

Lapsi.al 12 February 2026
Afera e Ballukut/Balla thotë se Këshilli i Mandateve do të

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, shprehu nga Kuvendi drejt mbylljes së seancës së sotme se Këshilli i Mandateve do të mblidhet dhe do të shqyrtojë kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Deputeti socialist tha se Këshilli i Mandateve do të mblidhet dhe do ta shqyrtojë kërkesën dhe shtoi se do të vijojë një proces adresimi të asaj që ka thënë Kushtetuesja, teksa pritet zbardhja e vendimit që u mor para pak ditësh.

Balla shprehu se Këshilli i Mandateve ka një kohë prej 3 muajsh dhe se vendimmarrja e thotë qartë se ishin të detyruar të prisnin vendimin e Kushtetueses për sa kohë palë e përfshirë ishte dhe Kuvendi.

“Qëndrimi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste është tërësisht në përputhje me Kuvendin. Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli ka një kohë të përcaktuar prej 3 muajsh. Vendimmarrja e marrë në Këshill qartazi ka thënë sesa kohë kishte një çështje ku palë e përfshirë ishte Kuvendi i Shqipërisë, natyrshëm që ishim të detyruar që të prisnim vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha deputeti demokrat nga foltorja.

Më tej kreu i grupit parlamentar të PS-së tha se nuk ka asnjë dyshim që Këshilli Mandateve do të mblidhet.

“Jemi në kushtet kur Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur një vendim, edhe pse 8 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese i dhanë të drejtë palës kërkuese, kryeministrit që kishte ndërhyrje në kompetencat e Këshillit të Ministrave, parlamentit dhe presidentit. Nuk ka asnjë dyshim që Këshilli i Mandateve do të mblidhet dhe do të shqyrtojë kërkesën, ndërkohë që ne do të vijojmë me një proces adresimi të asaj që ka thënë Gjykata Kushtetuese. Na duhet ta marrim vendimin të zbardhur”, tha Balla.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI