Flash

Hapën zjarr ndaj policisë/ GJKKO dënon me 168 vite burg 7 të huaj

Lapsi.al 12 February 2026
Hapën zjarr ndaj policisë/ GJKKO dënon me 168 vite burg 7 të

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për një nga grupet më të rrezikshme të trafikut të emigrantëve të paligjshëm që operonin në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës. Pas afro tre vitesh hetime dhe një procesi të zgjatur gjyqësor, shtatë shtetas të huaj janë dënuar me 168 vite burg në total.

Vendimi u dha sot pas pretencës së SPAK. Të pandehurit, pesë shtetas sirianë dhe dy algjerianë, akuzohen për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, tentativë vrasjeje ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, trafikim emigrantësh, armëmbajtje pa leje dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sipas dosjes hetimore, më 25 maj 2023, gjatë një operacioni në pikën kufitare të Morinës, anëtarët e grupit hapën zjarr ndaj policisë kufitare në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit. Nga të shtënat u rrezikua seriozisht jeta e efektivëve dhe e banorëve të zonës.

Dënimet më të rënda, nga 35 vite burg secili, u dhanë për Sultan Grimash, Ayoub Bahhoo, Muhammed Radën dhe Muhammed Shehab. Ata u shpallën fajtorë për tentativë vrasjeje ndaj punonjësve të policisë, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, trafik armësh dhe organizim të kalimeve të paligjshme drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Ndërkohë, Muhammed Nasir, Nagid Alabdalah dhe Rabi Lqadi u dënuan me masa që variojnë nga 8 deri në 12 vite burg, në varësi të rolit dhe përfshirjes së tyre në veprimtarinë kriminale.

Hetimet e SPAK zbuluan se grupi bashkëpunonte me rrjete të tjera kriminale në Greqi, Turqi, Kosovë, Serbi dhe Gjermani, duke organizuar kalimin e emigrantëve drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesave të konsiderueshme. Disa prej të dënuarve rezulton se qëndronin në Shqipëri që prej vitit 2019, duke përdorur identitete të rreme për të shmangur ndjekjen penale.

Të këshilluara

Bashkimi Europian ashpërson ligjet e azilit

BE-ja ashpërson ligjet e azilit. Shumica e eurodeputetëve votuan pro listës së parë të vendeve të sigurta të origjinës, e cila vlen për të gjithë BE-në. Koso...

17:38

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI