Flash

BE-ja ashpërson ligjet e azilit/ Kosova futet në listën e "vendeve të sigurta"

Lapsi.al 12 February 2026
BE-ja ashpërson ligjet e azilit/ Kosova futet në listën e

BE-ja ashpërson ligjet e azilit. Shumica e eurodeputetëve votuan pro listës së parë të vendeve të sigurta të origjinës, e cila vlen për të gjithë BE-në. Kosova, Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia konsiderohen tani si vende të sigurta. Kërkesat për azil nga shtetasit e këtyre vendeve do të përpunohen më shpejt.

Në parim edhe vendet kandidate për anëtarësim në BE do të klasifikohen si vende të sigurta origjine. Përjashtime bëhen për vendet që përjetojnë luftë ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Qëllimi i rregullores është të standardizojë dhe shkurtojë procedurat e azilit brenda BE-së.

Procedura më të shkurtra azili

Me hyrjen në fuqi të klasifikimit ndryshojnë edhe kushtet për azilkëruesit nga këto vende. Pra jo vetëm që shkurtohen procedurat, por në të njëjtën kohë edhe barra e provës bie më shumë mbi azilkërkuesit. Shpesh kufizohet edhe qasja në tregun e punës.

39 organizata dhe grupe të të drejtave të njeriut, ndër to edhe Pro Asyl dhe SOS Humanity, e kritikuan rregulloren e re. Sipas tyre ajo nuk sjell ndonjë lehtësi lidhur me dëbimin e azilkërkuesve, sepse një gjë e tillë ishte e mundur edhe më parë.

Por kufizon të drejat e azilkërkuesve nga vendet e përfshira në listë, për shembull në lidhje me qasjen në tregun e punës, gjë që është problematike parë nga perspektiva e politikave të integrimit.

Rregullorja është pjesë e paketës së BE-së për migracionin dhe azilin, e cila është planifikuar të hyjë në fuqi në qershor 2026. /DW

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI