Flash

Haradinaj jep dorëheqjen nga drejtimi i AAK-së/ A synon Presidencën?

Lapsi.al 12 February 2026
Haradinaj jep dorëheqjen nga drejtimi i AAK-së/ A synon

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Lajmin e bëri të ditur gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ku konfirmoi gjithashtu se nuk do të kandidojë për kryetar në zgjedhjet e brendshme që pritet të nisin më 20 shkurt.

Deri më tani, kandidatura e vetme e shpallur për drejtimin e AAK-së është ajo e kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini.

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes, Haradinaj tha se vendimi i tij lidhet me disa arsye, përfshirë kohëzgjatjen në krye të partisë dhe rezultatin në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Procesi zgjedhor fillon nga 20 shkurti. Është risi ose ndryshim sepse nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës në këto zgjedhje të brendshme. Një arsye është koha e gjatë, arsyeja e dytë është rezultati zgjedhor. Po ashtu është edhe besimi që kam në kuadrin e Aleancës”, - u shpreh ai.

Haradinaj, u pyet nga gazetarët nëse do të jetë kandidat për president të vendit, por ai e mohoi këtë.

“Nuk jam kandidat për president të vendit. Nëse në një rrethanë të caktuar, parlamenti dhe deputetët do të ma kërkonin, do ta kisha shqyrtuar, por nuk jam kandidat. Presidenca është institucion i rëndësishëm i vendit. Ne do t’i vazhdojmë konsultat e brendshme në Aleancë për me marrë një qëndrim si do të veprojmë”, - tha Haradinaj para mediave. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Bashkimi Europian ashpërson ligjet e azilit

BE-ja ashpërson ligjet e azilit. Shumica e eurodeputetëve votuan pro listës së parë të vendeve të sigurta të origjinës, e cila vlen për të gjithë BE-në. Koso...

17:38

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI