Flash

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për UÇK-në/ LDK s'voton, deputeti i VV del kundër

Lapsi.al 12 February 2026
Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për UÇK-në/ LDK

Kuvendi i Kosovës ka votuar një rezolutë në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Rezoluta e iniciuar nga PDK mori 90 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim.

Lidhja Demokratike e Kosovës ishte pro rezolutës, por kërkoi që të futet edhe një pikë për dhënien e drejtësisë për vrasjet politike. Ishte shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku që bëri kërkesën.

Por kjo u hodh poshtë nga PDK. Kreu i Grupit Parlamentar të kësaj force politike Përparim Gruda tha se teksti ishte hartuar nga një grup ekspertesh dhe se nuk mund të ndryshohej. Kjo bëri që deputetët e LDK-së të mos merrnin pjesë në votim.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se do të flitej edhe për vrasjet politike, por kërkoi që kjo rezolutë të hidhej në votim pa ndryshime. Pas votimit Lushaku tha se “LDK pajtohej për pikën e rezolutës, por jo për përmbajtjen”.

Kundër rezolutës votoi vetëm deputeti i LVV-së, Fatos Geci. Lista Serbe nuk ishte e pranishme në sallë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Bashkimi Europian ashpërson ligjet e azilit

BE-ja ashpërson ligjet e azilit. Shumica e eurodeputetëve votuan pro listës së parë të vendeve të sigurta të origjinës, e cila vlen për të gjithë BE-në. Koso...

17:38

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI