Flash

Berisha: Pse Rama u refuzua në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Lapsi.al 13 February 2026
Berisha: Pse Rama u refuzua në Konferencën e Sigurisë në

Kreu i PD Sali Berisha në konferencën e mbajtur këtë të premte për mediat, tha se refuzimi i kryeministrit Edi Rama në Konferencën e Sigurisë në Mynih i vuri kapak ndëshkimit diplomatik të hajdutit që mbron Lubinë.

Berisha nënvizoi se nuk ka ndodhur kurrë që një vendit anëtar të NATO-s t’i mbyllen dyert në Forumin e Davosit, duke shtuar se përpjekja e opozitës shqiptare, për rikthimin e rendit kushtetues, rikthimin e shtetit ligjor, zgjedhjeve të lira, luftën kundër krimit dhe korrupsionit nuk do të ndalet

Pjesë nga fjala e Berishës 

Pra është një rast për të shprehur mirënjohje ndaj të gjithë atyre që i rezervuan Edi Ramës atë që meriton. Por një mirënjohje të pakufishme ndaj atyre të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që u mblodhën në të katër anët e Shqipërisë në kryengritjen e tyre paqësore për të bërë që të dëgjohet zëri i tyre për aktet, vjedhjet e tmerrshme të Edi Ramës dhe aktet e tjera, në të gjitha kancelaritë e mëdha të Europës dhe të botës.

Një situatë të tillë, duhet të garantoj, se është nga më të papërsëriturat në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Është ndër më të papërsëriturat. Nuk ka ndodhur kurrë që një vendi anëtar të NATO-s, t’i mbyllen dyert në forumin e Davosit, të mos lejohet të shkojë. Me gjithë faktin se kishte deklaruar se me nder të madh pranonte anëtarësinë e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Por i zoti i shtëpisë, iniciatori kryesor i këtij forumi, nuk donte të turpëronte sallën Edi Rama me praninë e tij. Dhe ai mbeti pa ftesë. Por për t’i vënë kapak damkosjes së njeriut që përdor mandatet e krimit për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin, vjedhjet e tij, për t’i vënë kapak ndëshkimit diplomatik dhe politik të hajdutit që përdor Lubinë si parzmore për mbrojtjen e vet, është kjo e pashembullta në historinë e Konferencës së Sigurisë në Mynih ku marrin pjesë ndër më të rëndësishmit të sigurisë në Europë dhe në botë. Pra, natyrisht ju nuk mund të keni njoftim zyrtar nga Edi Rama, por unë u them se ekipi i dërguar mbeti i tromaksur, ndërsa në tavolinën gabimisht protokolli kishte vendosur edhe emrin e Edi Ramës, se do ishte.

Por dikush u kujtua dhe shkoi dhe e hoqi dhe atë, dhe Edi Rama nuk shkon dot në Mynih. Është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv për përpjekjen e opozitës shqiptare, për rikthimin e rendit kushtetues, rikthimin e shtetit ligjor, zgjedhjeve të lira, luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ata, të cilët sulmojnë Sali Berishën se po njollos, sipas tyre Shqipërinë, u them puthuni me Dash Sulën, se Sali Berisha po mbron interesat e çdo shqiptari të ndershëm, e çdo atdhetari që e do Shqipërinë, e çdo qytetari që shikon të ardhmen e tij në vendin e tij. Çdo shqiptari që do familjen e tij.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI