Flash

Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla

BE thuajse e braktisi modelin paqësor dhe i dha prioritet të fortit dhe të korruptuarit në pushtet. Madje, ambasadori i BE në Tiranë e mbylli karrierën e Tiranë me një dekoratë nga i forti i Shqipëtisë

14:37 Nebi Bardhoshi

Gjykata e Posaçme lë në burg vëllain e Suel Çelës

Lapsi.al 13 February 2026
Gjykata e Posaçme lë në burg vëllain e Suel

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka lënë në masën e sigurisë me burg Mario Çelën, i cili u ekstradua mbrëmjen e djeshme. Ai u arrestua disa kohë më parë në kuadër të operacionit të SPAK, i cili lëshoi asokohe 21 urdhër-arreste.

Policia e Shtetit, përmes një reagimi zyrtar, deklaroi se Mario Çela u ekstradua në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”.

Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat".

SPAK bëri me dije atëherë në njoftimin zyrtar se Mario Çela është nën akuzë si pjesë e organizatës që drejton vëllai i tij Suel Çela në Elbasan.

Nga hetimet, SPAK ka dokumentuar se organizata e Suel Çelës kanë tentuar të trafikojë sasi të mëdha kokainë nga Amerikan Latine drejt Evropës.

Sipas SPAK, ka patur tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Europë, në dhjetor 2020. Po ashtu, është tentuar trafikimin e 466 kilogramë të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI