Flash

Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla

BE thuajse e braktisi modelin paqësor dhe i dha prioritet të fortit dhe të korruptuarit në pushtet. Madje, ambasadori i BE në Tiranë e mbylli karrierën e Tiranë me një dekoratë nga i forti i Shqipëtisë

14:37 Nebi Bardhoshi

Vrasja e Bledar Muçës, GJKKO lë në burg Sergej Hasanpapajn

Lapsi.al 13 February 2026
Vrasja e Bledar Muçës, GJKKO lë në burg Sergej Hasanpapajn

GJKKO i ka komunikuar masën e arrestit me burg Sergej Hasanpapajt. Ai u ekstradua nga Belgjika ditën e djeshme, ndërsa akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, ngjarje e ndodhur më 22 janar 2022 në Aartselaar.

Po ashtu, Muça rezulton i përfshirë në sagën e krimeve në Elbasan, si mik i familjes Çapja.

Sergej Hasanpapaj është ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë pas urdhërarrestit të lëshuar nga SPAK, nën akuzën për përfshirje në vrasjen e Bledar Muçës, ngjarje e ndodhur më 22 janar 2022 në Aartselaar të Belgjikës. Për të njëjtën çështje, autoritetet kanë arrestuar edhe një 43-vjeçar në aeroportin e Valencias në Spanjë, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim për dhënie informacioni. Sipas mediave spanjolle, ai është dënuar me burgim të përjetshëm.

Vrasja e Bledar Muçës, i njohur si mik i afërt dhe bashkëpunëtor i familjes Çapja në Elbasan, tronditi opinionin publik për shkak të profilit të tij në botën e krimit. Hetimet e përbashkëta mes autoriteteve shqiptare dhe atyre evropiane bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, duke hedhur dritë mbi ekzekutimin e një prej figurave të njohura të krimit shqiptar që vepronte edhe jashtë vendit.

39-vjeçari me origjinë nga Peshkopia dhe i rritur në Elbasan kishte një të kaluar të ngarkuar kriminale, me disa atentate të mbijetuara dhe akuza për përfshirje në disa vrasje, të cilat nuk u provuan asnjëherë nga drejtësia. Emri i tij ishte përmendur në disa ngjarje të rënda kriminale ndër vite, ndërsa më herët ishte shpallur edhe në kërkim ndërkombëtar, përpara se çështjet ndaj tij të pushoheshin.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI