Flash

Mediaset: Donald Trump ble një ishull në Shqipëri

Lapsi.al 13 February 2026
Mediaset: Donald Trump ble një ishull në Shqipëri

Mediat italiane po i kushtojnë mjaft vëmendje investimit të Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner në ishullin e Sazanit. Pas RAI 3 që i kishte kushtuar një reportazh në emisionin e njohur “EstOvest” edhe rrjeti më i madh Mediaset ka kthyer sytë nga Sazani.

LEXO EDHE: “Ishulli i Trump”/ RAI3: Sazani, perla e natyrës, e blerë nga Ivanka dhe Jared

Është emisioni “Realpolitik” që transmetohet çdo të mërkurë në “Rete4” që ka dërguar një grup xhirimi në ishullin e shkretë. Reportazhi mban titullin “Trumpët blejnë një ishull përballë Italisë”. (Shiko KETU videon e plotë)

Gazetari Dario Artale ka lundruar drejt Sazanit, por është detyruar të kthehet mbrapsht për shkak se persona në breg i komunikuan se “kjo mbetet një zonë ushtarake dhe është e hapur vetëm gjatë verës”. Në reportazh jepen të dyja anët e medaljes.

Fillimisht thuhet se bregdeti i Vlorës është tashmë një kantier i hapur dhe tashmë nuk synohet më turizmi masiv, por ai i luksit, citon lapsi.al. Ndërtuesi Endri Kollozi rrëfen ndërtimin e një kulle 34-katëshe pranë bregdetit duke u shprehur se projekti është shumë ekskluziv, jo për të gjithë pasi edhe çmimet nuk janë të lira.

“Është një ishull i shkretë dhe tashmë do të bëhet një xhevahir. Direkt ose indirekt do të fitojnë të gjithë shqiptarët, të gjithë vlonjatët” – thotë ai për projektin e Trump.

Më pas reportazhi zhvendoset edhe në Zonën e Mbrojtur të Zvërnecit, e cila gjithashtu do të preket nga projekti Kushner-Trump. Aty flet Melitjan Nezaj, ekologjist dhe aktivist i organizatës PPNEA.

“Është një projekt shkatërrues. Ndodhemi në brendësi të një zone të mbrojtur nga ligji shqiptar, por në fakt kanë arritur të influencojnë për të ndryshuar këtë ligj.

A është një projekt që lidhet me Donald Trump? Me shumë mundësi po. Të gjithë politikanët shqiptarë duan vëmendjen e personazheve kaq të fuqishëm. Dhe kjo ka padyshim një efekt.

A është fuqia e Trump më e madhe se ajo e natyrës? Po natyrisht. Është e lehtë për njerëz kaq të fuqishëm të ndikojnë në vende të varfra dhe në zhvillim. Natyrisht që një natyrë kaq e bukur nuk gjendet në shumë vende” – thotë ai. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI