Flash

Vrau me thikë pakistanezin në qeli, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari

Lapsi.al 13 February 2026
Vrau me thikë pakistanezin në qeli, dënohet me burgim të

Autoritetet greke kanë dënuar me burgim të përjetshëm një të burgosur shqiptar, i cili vrau një tjetër të burgosur shtatë vite më parë. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2019, në burgun e Çanisë.

Një grup të burgosurish shqiptarë u përleshën me një grup pakistanezësh, brenda ambienteve të burgut. Mediat greke shkruajnë se nga kjo ngjarje mbetën të plagosur tre persona, ku njëri prej të cilëve u godit me një thikë dhe pësoi plagë të rënda.

I burgosuri me origjinë pakistaneze, u transportua menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Hanias, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk arriti të shpëtonte si pasojë e plagëve të marra. në lidhje me këtë ngjarje u akuzan katër persona. Tre prej tyre u liruan nga akuzat, ndërsa u dënua vetëm i akuzuari me origjinë shqiptare.

Të këshilluara

Analiza në BIRN: I papezullueshmi, Edi Rama

Nga Gjergj Erebara/ Gjashtë vjet më parë, të bezdisur nga aktiviteti politik i Ilir Metës, personin që vetë e kishin zgjedhur President të Republikës, mazhoranc...

21:29

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI