Flash

I dehur dhe me armë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

Lapsi.al 14 February 2026
I dehur dhe me armë në makinë, arrestohet 46-vjeçari

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Matit, pasi qarkullonte me automjet në gjendje të dehur dhe i armatosur me armë zjarri të tipit pushkë.

46-vjeçari përballet me akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve me qëllim kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë të armatosur apo mbajnë në banesë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte me automjet në gjendje të dehur dhe i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”.

Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor “Burrel-Komsi”, shërbimet e Policisë konstatuan dhe ndaluan automjetin tip “Volkwagen” me të cilin udhëtonte 46-vjecari, i armatosur.

Gjatë kontrollit fizik të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi V.N., 46 vjeç, banues në fshatin Drita, Burrel, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Kushte të paqëndrueshme, moti për sot

Gjatë ditës së sotme, vendi vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe ...

09:10

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI