Flash

Kushte të paqëndrueshme, moti për sot

Lapsi.al 14 February 2026
Kushte të paqëndrueshme, moti për sot

Gjatë ditës së sotme, vendi vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell kryesish përgjatë ultësirës perëndimore në orët e para të ditës.

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët. Në orët e pasdites deri në mbrëmje vonë reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Ndërsa në zonën e jugperëndimit dhe ekstremin jugor reshjet e shiut priten të fitojnë intensitet deri të lartë, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në verilindje-lindje-juglindje në lartësitë mbi 1000-1100 metër reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, në zonat luginore dhe përgjatë relieveve malore era fiton me shpejtësi deri 24 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 4-6 ballë

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI