Flash

Rama ia bën me shenjë, arrestohen qytetarët në Durrës që kundërshtuan projektin TID

Lapsi.al 14 February 2026
Rama ia bën me shenjë, arrestohen qytetarët në Durrës

Një incident është regjistruar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e prekur nga projekti TID. Gjatë diskutimit, një qytetar i është drejtuar me fjalët: “Shko se po të pret Gysi”. Menjëherë pas kësaj, kryeministri ka reaguar me gjest në drejtim të tij, ndërsa policia ka ndërhyrë duke e arrestuar qytetarin.

Nga pamjet nuk evidentohet asnjë akt dhune apo rrezik fizik nga ana e tij, dhe ndalimi duket të ketë ardhur pas komunikimit verbal. Situata është tensionuar më tej, pasi disa banorë kanë reaguar me thirrje kundërshtuese ndaj projektit dhe një pjesë e tyre janë shoqëruar nga policia. Gjatë ndërhyrjes ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, i cili sipas pamjeve shtyhet nga efektivët teksa përpiqet të mbrojë qytetarët.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI