Flash

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Donald Trump për të vizituar Uashingtonin

Lapsi.al 15 February 2026
Rama: Më ka ardhur ftesa nga Donald Trump për të vizituar

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se ka marrë një ftesë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trumo për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim, në kuadër të themelimit zyrtar të Bordit të Paqes.

Në podkastin e tij “Flasim”, Rama iu përgjigj kritikëve që, sipas tij, kishin vënë në dyshim ekzistencën e ftesës. Ai kujtoi debatet e mëparshme në Kuvend, duke i cilësuar pretendimet si të pabazuara dhe “qesharake”.

Sipas Ramës, Shqipëria nuk do të kontribuojë financiarisht për anëtarësimin apo për qëndrimin si anëtare e përhershme në këtë bord, por do të përfaqësohet përmes rolit dhe reputacionit të saj ndërkombëtar.

“Më ka ardhur këtë javë ftesa nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim për atë që e kam paralajmëruar, kur ajo tufa e bombave artizanale, plaste dhe kërciste edhe në sallën e Kuvendit, me gjithfarëlloj pretendimesh që sot i nxjerrin përsëri qesharakë, duke thënë se unë nuk shkoj dot, se mua s’më kanë ftuar,se,se,se…

Dhe faktikisht, siç e paralajmërova, do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të atij bordi, ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe ku Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI