Flash

Një gotë raki përpara, si e grabiti bankën për 70 mijë euro borxh 61-vjeçari

Lapsi.al 15 February 2026
Një gotë raki përpara, si e grabiti bankën për 70

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë arrest në burg për 61 vjeçarin Bardhyl Fusha që pak ditë më parë grabiti me armë filialin e FiBank, në Tiranë. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Fusha, sipërmarrës në fushën e ndërtimeve nuk ka dhënë asnjë deklaratë përpara gjykatës gjatë dhënies së masës së sigurisë. Ai është shfaqur në gjendje të rënduar për veprimin e kryer, ndërsa të gjithë mbrojtjen ia ka lënë avokatit të tij, Mirash Ndoci.

Sipas avokatit, klienti i tij ka vepruar në kushtet e një presioni të rëndë financiar, për shkak të detyrimeve të papaguara ndaj punonjësve të tij në një shumë të konsiderueshme.Sipas tij, subjekti tregtar që Fusha ka administruar rezulton me vështirësi serioze ekonomike dhe detyrime tatimore, çka ka rënduar më tej situatën e tij personale dhe psikologjike.

Pas arrestimit, në polici Bardhyl Fusha deklaroi se borxhet e pashlyera arrinin në vlerën e rreth 70 mijë eurove.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, avokati i tij mbrojtës, i kërkoi gykatës të caktohej një masë më e butë se ajo e arresit në burg, pasi sipas tij ngjarja është kryer në një moment tronditjeje të fortë emocionale, dhe jo me një prirje kriminale të qëndrueshme. Po ashtu, mbrojtja kërkoi që Bardhyl Fushës t’i kryhet një ekspertim psikologjik për të vlerësuar gjendjen mendore të tij në momentin e ngjarjes.

Pak ditë më parë, 61 vjeçari Fusha hyri i armatosur në filialin e FiBank dhe pasi qëlloi një herë në dysheme arriti të marrë nga një prej arkëtareve shumën prej 8 milionë lekësh të vjetra dhe gjatë kohës që tentoi të largohej u arrestua në derën e hyrësë të bankës.

Problemet financiare, të cilat mendonte se do t’i zgjidhte me grabitjen e bankës kanë nisur për të që në vitin 2023, në ndërtim, me tatimet dhe me pagat e punëtorëve. Këta të fundit kanë qenë problemi më i rëndë që nuk e ka përballuar dhe prej kohësh e vuante. Ditën e ngjarjes, mësohet se Fusha ka shkuar në një lokal pranë bankës, ka pirë kafe dhe raki, dhe më pas është nisur ka hyrë brenda për të grabitur.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI