Flash

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet javën e ardhshme

Lapsi.al 14 February 2026
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi pritet të publikojë të hënën urdhrin për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për çështjen e Belinda Ballukut, për të cilën SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe hapjen e rrugës për arrestimin e saj.

Bëhet me dije se, në urdhër do të përcaktohet data dhe ora kur do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, ku pritet të diskutohen çështjet në rendin e ditës që lidhen me kompetencat e këtij organi parlamentar.

Anëtarët e Këshillit pritet të mblidhen disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë dhe la në fuqi pezullimin nga detyra të Ballukut si zëvendës kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, masë e dhënë nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO).

Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve drejtuar nga Niko Peleshi do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

PD ka kërkuar vazhdimisht, që prej dhjetorit, mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe shqyrtimin me urgjencë të kërkesës së SPAK, për shkak se Prokuroria ka argumentuar se e pandehura Balluku rrezikon të prishë provat dhe intimidojë dëshmitarët duke qëndruar në detyrë. Por socialistët, nga ana tjetër, argumentonin se duhej pritur së pari vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për çështjen e pezullimit dhe më pas të veprohej me imunitetin.

Ky argumentim shkaktoi debate për shkak se masa e pezullimit konsiderohej e “tejkaluar” dhe se Prokuroria e Posaçme ka në dorë prova të reja dhe për rrjedhojë ka kërkuar t’i heqë imunitetin që t’i hapë rrugë dhënies së një masë më të rëndë sigurie, si ajo e arrestit në shtëpi apo arrestit në burg.

Kujtojmë që Belinda Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë, ndërsa është vënë nën hetim edhe për procedura të tjera tenderuese, përfshirë të gjithë Lotet e Unazës së Madhe.

 

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI