Flash

Banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi me Ramën: Nuk na dha asnjë alternativë

Lapsi.al 14 February 2026
Banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi me Ramën:

Banorët e prekur nga projekti TID kanë dalë të zhgënjyer nga takimi mbi dy orë me kryeministrin Edi Rama në bashkinë e Durrësit. Një nga përfaqësuesit që ishte pjesë e takimit tha se Rama ishte i prerë se projekti do të zbatohet dhe atyre nuk u është ofruar asnjë alternativë tjetër përveç pranimit të tij.

“Në fillim të mbledhjes na u tha qartë që nuk keni alternativë përveçse ta pranoni, pra projekti do bëhet. Dhe fjala e parë që i thamë ishte kjo, ne nuk jemi kundër projektit, por përderisa ne kemi konstatuar gabime a nuk jeni për rishikim të projektit? Nuk jemi, do prishet çdo gjë. Ne jemi këtu vetëm për t'ju dhënë alternativa çmimesh, opsione strehimesh dhe objekte ku mund t'ju strehojmë.

Gjatë bisedës, të gjithë ishin të acaruar që nga fakti që u fol në mënyrë të prerë. Dhe kur filluam t'i dëshmojmë objekte që kanë vlera arkitektonike historike, të cilat çuditërisht nuk janë as në listën e shpronësimit thanë po rishikojnë diçka. Por megjithatë, kryesorja që duhet të bëjë kjo bashki dhe kjo administrate, duke ja kërkuar kryetares së bashkisë ta bëjë pikërisht, duhet të anulojë të gjithë letrat, të gjithë vendimet e IKMT-së në mënyrë urgjente, ose njerëzit pastaj do të jenë bashkë në çdo godinë që ta mbrojmë. Po s'u anuluan ato, asnjë fjalë që u tha sot nuk ka vlerë.

Njerëzit janë shumë të pezmatuar nga fakti që nuk lejojnë opsionin e rishikimit të projektit dhe gabimeve. Vetëm me dy raste që u treguan aty u dëshmua që këtu ka projekte që nuk janë studiuar si duhet. Dhe ne kemi mbi gjashtë muaj që që themi pikërisht këtë. Projektet janë bërë shumë keq, janë bërë gabim dhe nga gabimet pikërisht nga kjo vijnë. Kjo është pak luftë force me sa duket.

Të hënën atyre u është kërkuar të lirohen banesat dhe pavarësisht nga bisedimet që po bëjmë sot, njerëzve u kanë ardhur letra të tjera nëpër shtëpia," thanë banorët.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI