Flash

Kultivoi parcelë kanąbisi në Krujë, kapet pas katër vitesh kërkime i dënuari

Lapsi.al 13 February 2026
Kultivoi parcelë kanąbisi në Krujë, kapet pas katër vitesh

Kërkohej për kultivim droge, kapet në arrati 28-vjeçari i dyshuar.

Policia e Krujës njoftoi sot se ka vënë në pranga të riun me inicialet S. X., banues në Tiranë. Ai ishte i dënuar në mungesë me 4 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike, në vitin 2022. Operacioni është koduar “Catch” (Kapja), me qëllim arrestimin e personave të kërkuar.

“Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek informacione të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, S. X., 28 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas vendimit të Gjykatës, ai është dënuar për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI