Flash

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, rikthehet pas një viti në detyrë

Lapsi.al 12 February 2026
Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, rikthehet

Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u zgjodh sërish kryeministër i Republikës së Kosovës, pas përfundimit të një mandati të rregullt katërvjeçar nga viti 2021 deri në fillim të vitit 2025 dhe ushtrimit të detyrës gjatë pjesës më të madhe të vitit 2025.

Ai shërbeu për disa javë si kryeministër edhe në vitin 2020, por ajo qeveri u rrëzua, për shkak të mospajtimeve mes partnerëve të koalicionit lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Për Qeverinë e tij të re votuan 66 deputetë, kundër ishin 49, ndërsa abstenime nuk kishte.

Formimit të Qeverisë i hapi rrugë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, i cili u përmbyll po më 11 shkurt.

Institucionet e reja u formuan pas pothuajse një viti me Qeveri në detyrë dhe Kuvend gati tërësisht jofunksional.

Kjo, pasi Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit, pas zgjedhjeve të shkurtit 2025, nuk pati vota të mjaftueshme për të krijuar Qeverinë, por këtë e arriti pas zgjedhjeve të dhjetorit të po atij viti, në të cilat fitoi 57 mandate.

Në ekspozenë para deputetëve, Kurti premtoi investime në industrinë e prodhimit, në mirëqenien sociale dhe në mbrojtjen e vendit.

“Kosova është më demokratike dhe më e sigurt se kurrë më parë, Kosova është rreshtuar në anën e paqes, të drejtësisë, dhe të aleatëve të saj demokratikë. Aleanca jonë me BE-në, SHBA-në dhe vendet mike nuk do të lëkundet, sepse ky bashkëpunim nuk është strategji, është vlerë”, tha Kurti.

Kurti nisi karrierën politike në vitet 1990, me angazhimin në protestat kundër represionit të regjimit serb, për të vazhduar më pas si një nga emrat kryesorë në skenën politike të pasluftës në Kosovë.

Ai themeloi Lëvizjen Vetëvendosje në vitin 2005 dhe njihet si kritik i ashpër i elitave të mëparshme politike, të cilat i akuzon për korrupsion e nepotizëm.

Gjatë viteve, ai ka transformuar retorikën politike, duke u fokusuar sot në forcimin e shtetit të Kosovës si një entitet sovran dhe i pavarur.

Kurti ka pasur shpesh përplasje me komunitetin ndërkombëtar për veprime të perceptuara si në dëm të komunitetit serb, ndonëse ai i ka cilësuar ato si mospajtime të zakonshme mes miqsh dhe partnerësh.

Mandati i ri i Kurtit vjen në kohën kur Kosova përballet me sfida të brendshme dhe ndërkombëtare, duke përfshirë dialogun me Serbinë, forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e agjendës euroatlantike.

Analistët politikë vlerësojnë se qeverisja e tij e ardhshme do të varet nga aftësia për të krijuar konsensus mes partive politike dhe për të implementuar reformat e premtuara gjatë fushatës zgjedhore./REL

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e...

07:18

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI