Flash

Agim Ismaili në GJKKO/ I pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK

Lapsi.al 11 February 2026
Agim Ismaili në GJKKO/ I pandehur si anëtar i grupit kriminal për

Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili, është paraqitur pak minuta më parë në GJKKO. Mësohet se Ismailli paraqitet në zbatim të masës së sigurisë. Ai është nën hetim nga SPAK për sulmin kibernetik ndaj institucionit të drejtësisë.

Për çfarë po hetohet Agim Ismaili?

Ish-drejtori i burgjeve është në hetim nga SPAK për tre vepra penale, përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, kryerje e veprimeve në kuadër të grupit kriminal dhe grup kriminal. Hakerimi i kompjuterëve u sinjalizua në 12 mars të këtij viti dhe brenda pak kohësh përfunduan në pranga ish zyrtari i burgut Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.

SPAK ka deklaruar me anë të një njoftimi se morën informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Institucioni bën me dije se falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili mbetet i pacënuar.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 11 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 96.1 lekë dhe do të shitet me 96.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105 le...

09:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI