Flash

Goditet grupi i trafikut të drogës! Sekuestrohen armë dhe 41 kg kanabis sativa

Lapsi.al 12 February 2026
Goditet grupi i trafikut të drogës! Sekuestrohen armë dhe 41 kg

Policia e Elbasanit ka goditur një grup kriminal që shisnin lëndë narkotike në Shqipëri, por edhe jashtë vendit. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ranë, Arben Guçe, Elion Qeva , Fran Pjetra dhe Mark Muraca.

Sipas njoftimit zyrtar, Mark Muraca dyshohet se ka vënë në dispozicion automjetin e tij, në të cilin u gjet lënda narkotike Cannabis Sativa. Mësohet se gjatë ndërhyrjes, Arben Guçe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, ka dëmtuar mjetin e shërbimit të Policisë. Gjithashtu u sekuestruan 41 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, 2 automjete dhe 2 celularë.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një grup kriminal që shiste lëndë narkotike në disa qytete të vendit, nga veriu në jug. Finalizohet pas disa javësh hetime operacioni policor i koduar “Jug & Veri”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 3 shtetas, të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëve. Gjithashtu, vihet në pranga një tjetër bashkëpunëtor, i cili ka vënë në dispozicion automjetin e tij, në të cilin u gjet lënda narkotike Cannabis Sativa. Gjatë ndërhyrjes, njëri nga drejtuesit e automjetit (i arrestuar), ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, ka dëmtuar mjetin e shërbimit të Policisë.

Sekuestrohen 41 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, 2 automjete dhe 2 celularë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pas një hetimi disa javor me metoda speciale hetimi, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Jug & Veri”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. G., 31 vjeç,

E. Q., 29 vjeç,

F. P., 35 vjeç.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë i mundur ndalimi me iniciativë i shtetasit: M. M., 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se ka vënë në dispozicion automjetin e tij shtetasit F. P., me qëllim transportimin e lëndës narkotike.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin dhe transportonin sasi të konsiderueshme lënde narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shpërndarjen dhe shitjen e saj në disa qytete të vendit, nga veriu në jug, si dhe trafikimin jashtë territorit të Shqipërisë.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në unazën e qytetit të Elbasanit, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. G., ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, ka dëmtuar mjetin e shërbimit të Policisë.

Nga kontrolli në automjetin me drejtues shtetasin A. G. dhe pasagjer shtetasin E. Q., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, së bashku me 32 fishekë luftarakë, e cila dyshohet se do të trafikohej.

Ndërsa në automjetin tip “Volkswagen Golf”, me drejtues shtetasin F. P., u gjet dhe u sekuestrua 41 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila dyshohet se transportohej me qëllim trafikimin drejt Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë.

Shtetasi F. P. dyshohet se ka transportuar lëndën narkotike nga Shkodra drejt Elbasanit, në bashkëpunim me dy shtetasit e tjerë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 41 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, 2 automjete dhe 2 aparate celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do sh...

09:12

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e...

07:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI