Flash

Berisha bën thirrje: Të bashkohemi sot në bulevardet dhe rrugët e Tiranës

Lapsi.al 10 February 2026
Berisha bën thirrje: Të bashkohemi sot në bulevardet dhe

Kreu i PD, Sali Berisha bëri thirrje për mbështetje masive të qytetarëve në protestën e organizuar sot në Tiranë, duke e cilësuar këtë moment si një nga më kritikët në historinë e vendit. Në një konferencë për media, Berisha u shpreh se sot është një ditë e rëndësishme pasi përfaqësuesit e BE janë përballur me Ramën, duke e akuzuar për shkatërrimin e mundësisë për të vazhduar procesin e integrimit evropian.

Berisha kërkoi që qytetarët të bashkohen në bulevardet dhe rrugët e Tiranës, për të dërguar një mesazh të fuqishëm dhe dinjitoz për të kundërshtuar qeverinë dhe korrupsionin e saj.

"Të dashur qytetare dhe qytetarë, pak orë na ndajnë nga uragani i madh i shpresës dhe fitores së opozitës dhe kombit shqiptar. Unë erdha përsëri t’u drejtoj thirrjen time si shqiptari-shqiptarit, si qytetari-qytetarit, të bashkohemi sot në bulevardet dhe rrugët e Tiranës në një nga momentet më kritike të historisë tonë. Sot në Bruksel përfaqësuesit e vendeve më të mëdha të Europës patën para tyre narko-diktatorin e parë të kontinentit, Edi Ramën.

Patën para tyre njeriun që për vjedhjet e tij dhe organizatës kriminale, është i aftë dhe i gatshëm në papërgjegjshmëri të plotë, të shkelmojë dhe interesat më jetike të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Patën para tyre njeriun, i cili i detyroi përfaqësuesit e vendeve kryesore të BE t’i nxjerrin jo kartonin e kuq, por kartonin e zi. Mundësinë e shpërbërjes së plotë të udhëtimit tonë 32-vjeçar drejt BE. Kupa e Edi Ramës është derdhur prej kohësh.

Ndaj dhe sot më shumë se kurrë duhet të jemi në atë bulevard, në ato rrugë, në ato sheshe për të përcjellë mesazhin tonë se ne nuk pajtohemi kurrë me një organizatë hajdutësh, që u ka vjedhur shqiptarëve shuma përrallore të buxhetit, pasuri të pafundme publike, ka vendosur ligjin e mafies dhe tani do me çdo kusht t’u vjedhë të ardhmen evropiane. Prania jonë sot është mesazhi më i shkëlqyer, është mesazhi më dinjitoz që ne u përcjellim shqiptarëve në Shqipëri dhe të katër anët e dheut, por që ne u përcjellim edhe miqve tanë të vërtetë në BE, SHBA dhe kudo që janë," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI