Flash

Karabinierët i zbulojnë kөkainën e fshehur në atlete, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 10 February 2026
Karabinierët i zbulojnë kөkainën e fshehur në atlete,

Oficerët e karabinierëve nga kompania Città di Castello në Itali arrestuan një 24-vjeçar shqiptar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre.

24-vjeçari u ndalua ndërsa drejtonte një makinë. Duke pasur parasysh sjelljen e tij nervoze, oficerët vendosën të kryenin një kontroll të plotë personal dhe të automjetit.

Fillimisht nuk zbuluan asgjë, por nervozizmi i të riut i shtyu në kontroll të detajuar fizik.

Dhe të fshehura brenda këpucëve të tij (atlete), ata gjetën 25 pako kokainë, me një peshë totale prej 11 gramësh, informon media italiane. Kjo hile e vënë në punë nga shqiptari, nuk e ndihmoi atë që t’i shpëtonte zbulimit të oficerëve.

24-vjeçari u arrestua më pas dhe u mbajt në qelitë e paraburgimit të Komandës Provinciale të Perugia. Gjykatësi i Gjykatës së Perugia, pasi e vlerësoi arrestimin, urdhëroi vazhdimin e urdhrit të paraburgimit paraprak.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI