Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Një skandal seksuαl me video intime trondit Malin e Zi/ Të përfshirë zyrtarë të lartë

Lapsi.al 28 January 2026
Një skandal seksuαl me video intime trondit Malin e Zi/ Të

Prej gati një muaji, Mali i Zi po përballet me një skandal seksuαl që ka tronditur opinionin publik dhe skenën politike, pas publikimit të videove dhe fotografive me përmbajtje intime që përfshijnë zyrtarë të lartë shtetërorë.

Ngjarja ka sjellë dorëheqje të shumta dhe nisjen e hetimeve nga autoritetet për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë.

Në qendër të skandalit janë Mirjana Pajković, që deri të premten mbante detyrën e Sekretares së Shtetit në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dejan Vukšić, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ANB) dhe ish-këshilltar i presidentit Milatović për sigurinë.

Të dy kanë dhënë dorëheqjen duke përmendur "arsye personale".

Pajković ka folur për televizionin malazez “Dana”, duke treguar për kërcënimet dhe shantazhet nga Vukšiç, si dhe për reagimin joadekuat të autoriteteve shtetërore ndaj situatës. Ajo ka theksuar se ligji në Mal të Zi nuk aplikohet njësoj për të gjithë dhe ka denoncuar mungesën e barazisë gjinore dhe të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Afera - eksplicitni snimci: Pajković na TV-u ispričala šta se desilo

Sipas Pajković, materialet intime janë përdorur për të ushtruar presion ndaj saj dhe për të dëmtuar karrierën e saj, duke përfshirë edhe një audio-incizim ku dyshohet se dëgjohet zëri i Vukšiç, i cili e kërcënonte. Prokuroria e Podgoricës ka hapur dy procedura penale për rastin, ndërsa hetimet janë ende në vazhdim.

Nga ana e tij, Vukšiç ka mohuar çdo lidhje me publikimin e materialeve intime, duke deklaruar se ka parë përmbajtjen vetëm kur u shpërnda ilegalisht online. Ai ka pretenduar gjithashtu se Pajković “ia ka tjetërsuar në mënyrë të paligjshme telefonin celular”, duke shkelur privatësinë e tij, dhe se audio-incizimi i përfolur është reagim ndaj kësaj situate.

Zbog nje se trese Crna Gora: Ovo je Mirjana Pajković - AMP

ANB ka hedhur poshtë çdo përfshirje në skandal, duke sqaruar se korrespondenca private dhe materialet e publikuara nuk kanë lidhje me aktivitetin e saj dhe nuk janë objekt interesi për agjencinë. Ky rast ka ndezur debat të gjerë mbi privatësinë, etikën e zyrtarëve publikë dhe mënyrën se si autoritetet e Malit të Zi trajtojnë çështjet që prekin të drejtat dhe liritë e qytetarëve. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI