Flash

Shteti është kthyer në pronë private/ Boçi: Marrin rrugë, tunele, unaza e aeroporte

Lapsi.al 24 January 2026
Shteti është kthyer në pronë private/ Boçi: Marrin

Partia Demokratike po mban protestën e dytë kombëtare përpara Kryeministrisë. I pari që mori fjalën në podium ishte zv/kryetari i PD-së, deputeti Luçiano Boçi, i cili thotë se Shqipëria nuk mund ta lejojë më që të qeveristet nga Edi Rama, i cili gjatë këtyre viteve në pushtet, e ka kthyer vendin në pronë private.

Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku mbahet protesta kombëtare e opozitës, Boçi theksoi se Rama e ka kthyer kryeministinë në “klub të mbyllur qejfi e ahengu”, nga ku tallet çdo ditë me fatet e shqiptarëve.

Sipas tij, vjedhjet kanë shifra dhe emra. Ai përmendi inceneratorët, rrugët dhe aeroporte, si dhe personat që janë akuzuar për këto raste nga Ilir Beqaj, Benet Beci, Ergys Agasi te Belinda Balluku, kjo e fundit e marrë kohët e fundit nën akuzë nga SPAK. Deputeti tha mes të tjerash se skandalet e qeverisë nuk ndalen vetëm te AKSHI, apo Smart City, por ka edhe shumë të tjera.

Fjala e Boçit:

“Në jemi këtu sepse ne vlerësojmë jetën, na ka thirrur dashuria e familjes dhe adhurimi për zotin e kombin. Ne jemi këtu se na ka thirrur dinjiteti ynë, rezistenca, shpirti dhe zemra opozitare dhe ndërgjegjja qytetare. Jemi këtu nga guximi dhe detyra jonë për të luftuar deri në fund. Sepse Shqipëria jonë nuk e duron më faktin që të drejtohet nga një njeri që e ka kthyer shtetin në pronë private dhe të bandave të krimit, kryeministrinë në klub të mbyllur qejfi e ahengu dhe që tallet çdo ditë me fatet e shqiptarëve.

Kjo ndërtesa që keni në krah nuk është kryeministria, por kuplaraja e pushtetit. Duhet ta shembim këtë pushtet, nuk është vendi i qeverisë, por i hajnisë, qenërisë që kafshon paratë dhe pasuritë e shqiptarëve. Këtu vjedhja ka emër e shifra, inceneratorët 430 mln, koncesionet 500 mln dhe marrin rrugën e rrugëve, tuneleve, unazave dhe aeroporteve vërtiten miliarda. Ka emër, fillon me Beqaj, Bllakon, vazhdon me Veliaj e Benetin dhe Ballukun, Agasin e Tërmetin. Nuk mbaron as me AKSHI as dhe Smart City.”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI