Flash

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë, Ervin Salianji i bashkohet tubimit

Lapsi.al 24 January 2026
Demokratët protestojnë para Kryeministrisë, Ervin Salianji i

Partia Demokratike po zhvillon para Kryeministrisë protestën e dytë kombëtare. I pari që e mori fjalën në podium ishte zv/kryetari i PD-së, deputeti Luçiano Boçi, i cili i bëri thirrje protestuesve që synimi i opozitës është të rrëzojë qeverinë.

Edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është sot i pranishëm në protestën e opozitës para kryeministrisë. Salianji është i shoqëruar nga disa mbështetës të tij: Orest Berberi, Arbër Kola, Valbona Mëhilli dhe Ilir Vrenozi.

Kujtojmë se mes Salianjit dhe Berishës ka pasur një krisje dhe Salianji po organizon takime me demokratët, ku kritikon lidershipin e PD. Ndërsa kreu i PD, Sali Berisha thotë se Salianji është vetëpërjashtuar nga partia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI