Policia ka arrestuar ditën e sotme dy vajza në Tiranë. Ato u arrestuan nga forcat blu, pasi dhunuan oficeren e policisë brenda ambienteve të komisariatit.
Ngjarja ka ndodhur në komisariatin numër tre në Tiranë, ku dy të rejat dyshohen se kanë goditur për shkak të detyrës, një oficere policie. Policia po heton më shumë mbi rastin.