Flash

Moti i keq 'gjunjëzon' Italinë/ Rreth 1 mld euro kostoja e dëmeve vetëm në Siçili

Lapsi.al 23 January 2026
Moti i keq 'gjunjëzon' Italinë/ Rreth 1 mld euro kostoja e

Moti i keq ka përfshirë së fundimi edhe Siçilinë, duke shkaktuar 720 milionë euro dëme. Siç deklaroi guvernatori rajonal i ishullit, Renato Schifani, shpallja e Siçilisë në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të fatkeqësive natyrore siguron shpërndarjen e menjëhershme të 70 milionë eurove, të cilat synojnë të mbulojnë nevojat më të menjëhershme që vijnë nga moti i keq.

Në Sardenjë, presidentja e rajonit, Alessandra Tode, tha se dëmi vlerësohet në qindra milionë euro. Në të njëjtën kohë, ajo kërkoi takime të menjëhershme me qeverinë në Romë, me qëllim sigurimin e mbështetjes së nevojshme financiare. Valët shumë të larta dhe reshjet e vazhdueshme shkaktuan gjithashtu, sipas autoriteteve lokale, dëme serioze në pasurinë arkeologjike të ishullit.

Situata ishte veçanërisht shqetësuese në Kalabri. Sipas vlerësimeve, brigjet e rajonit, të cilat lagen nga Deti Jon, u mbuluan nga valë deri në nëntë metra të larta. Siç shtoi ai, vala e motit të keq u shoqërua me erëra që tejkaluan 110 kilometra në orë, duke përkeqësuar shkatërrimin në zonat bregdetare dhe infrastrukturën.

"Kjo është një lartësi ekuivalente me një ndërtesë apartamentesh me katër kate", tha kreu i Mbrojtjes Civile të Kalabrisë, Fabio Ciciliano.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 23 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me 82.7 lekë. Ndërkohë monedha europiane euro do blihe...

08:32

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI