Flash

Ekzekutoi partneren, Gjykata në Francë lë në burgim të përjetshëm Liridon Berishën

Lapsi.al 24 January 2026
Ekzekutoi partneren, Gjykata në Francë lë në burgim të

Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle në Francë dënoi 27-vjeçarin Liridon Berisha me burgim të përjetshëm. Liridon Berisha vrau partneren e tij Stephanie Di Vincenzo në maj të vitit 2021.

Dënimi përfshin një periudhë pa të drejtë lirimi me kusht prej 18 vitesh, pas vendimit në shkallë të parë që kishte parashikuar 22 vjet pa lirimin me kusht.

Stephanie Di Vincenzo, vetëm 22-vjeçe, u godit me thikë në mes të rrugës, ndërsa përpiqej të shpëtonte duke kërkuar ndihmë nga komisariati i Hayange, vetëm disa metra larg banesës së saj. Prokurori i përgjithshëm, Nicolas Burkel, e përshkroi aktin si “jashtë çdo normale për nga dhuna”.

“As prania e dëshmitarëve dhe as ajo e vajzës nuk e pengoi të vazhdonte aktin. Ai e goditi për ta dobësuar dhe më pas i dha goditje poshtëruese mbi trupin e saj”, tha ai.

Skena makabre ndodhi para syve të fëmijës 4-vjeç të çiftit, ndërsa fqinjët dëshmuan dhunën ekstreme. Berisha ishte dënuar gjithashtu me një vit burg për disa shkelje të rregullave të trafikut. Ai kishte përfituar nga një dënim i reduktuar dhe ishte vendosur në arrest shtëpiak, ku iu vendos një byrzylyk elektronik disa ditë para ngjarjes së rëndë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI