Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Vrasësi i gjyqtarit letër nga qelia: Veprim i palogjikshëm nga vendim i palogjikshëm

Lapsi.al 10 November 2025
Vrasësi i gjyqtarit letër nga qelia: Veprim i palogjikshëm nga

Autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, 30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili ndodhet në burg që prej 6 tetorit, ka dërguar një letër nga qelia, ku shpreh pendesë për krimin që tronditi opinionin publik.

Ngjarja ndodhi në mesditën e 6 tetorit, në sallën e Gjykatës së Apelit, ku gjyqtari Kalaja u qëllua për vdekje pasi kishte shpallur vendimin për një çështje pronësie ku Shkambi ishte palë.

Në letrën e tij, të botuar nga Panorama, Shkambi shpreh keqardhje për familjen e viktimës, veçanërisht për fëmijët e gjyqtarit.

“Sot personalisht po i shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes Kalaja, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tij. Ndjej keqardhje shumë të madhe për dhimbjen që kam shkaktuar, sidomos në raport me 3 fëmijët e tij, për të cilët besoj ai ka qenë njeriu më i mirë në botë,” shkruan Shkambi.

Ai shton se ndjen dhimbje edhe për familjen dhe miqtë e tij, të cilët i ka “tronditur dhe zhgënjyer” me veprimin fatal të asaj dite.

“Ndjej një keqardhje shumë të madhe edhe për familjen time, të afërmit, miqtë, kolegët dhe ish kolegët, të cilët me veprimet e mia të kryera atë ditë fatkeqe, i kam tronditur, i kam mërzitur dhe padyshim zhgënjyer,” shkruan ai.

Megjithatë, Shkambi këmbëngul se vendimi që u dha atë ditë ishte i padrejtë dhe se reagimi i tij ishte pasojë e një padrejtësie që, sipas tij, kishte nisur prej vitesh. “Ajo që ndodhi atë ditë ishte një reagim i palogjikshëm kundër një vendimi po aq të palogjikshëm. Do e them dhe do e përsëris sa të kem frymë, ai vendim ishte më shumë se sa skandaloz… Prej 13 vitesh xhaxhai im, Gjon Shkambi, ishte kthyer në një eksperiment njerëzor nga sistemi gjyqësor në Shqipëri. Ata që e shtynë babanë tuaj në atë vendim totalisht të padrejtë janë po aq fajtorë sa unë,” përfundon ai.

Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën pas të shtënave me armë zjarri në sallën e gjyqit, një ngjarje që tronditi sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik shqiptar. Elvis Shkambi ndodhet në burg në pritje të përfundimit të hetimeve për vrasje me paramendim.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Kavajë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj, ku si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, është goditur për vdekj...

19:49

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI